Ndërlidhjet

Jahjaga u uron Krishtlindjen besimtarëve katolikë


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka uruar ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, dhe të gjithë besimtarët katolikë me rastin e Festës së Krishtlindjes.

"Në këtë ditë të shenjtë Krishtlindjeje, me respektin më të thellë ju përcjell urimet më të përzemërta juve dhe të gjithë qytetarëve të besimit katolik në Republikën e Kosovës".

"Uroj që këtë festë, që është simbol i paqes, solidaritetit, dashurisë dhe mirëkuptimit midis njerëzve, ta kaloni me gëzime, begati dhe harmoni me më të dashurit tuaj", thuhet pos tjerash në urimin e presidentes Jahjaga, të postuar në faqen e saj zyrtare në Facebook.

XS
SM
MD
LG