Ndërlidhjet

Sulmet në Paris, arrestohet edhe një i dyshuar


Paris

Paris

Policia në Belgjikë ka arrestuar të dyshuarin e nëntë në lidhje me sulmet e muajit të kaluar në Paris, të cilat kanë lënë të vrarë 130 persona.

Prokurorët kanë thënë se Abdoullah C është kontaktuar nga kushërira e të dyshuarit kryesor, Abdelhamid Abaaoud, shumë shpejt pas sulmeve të 13 nëntorit.

Edhe Abaaoud, shtetas belg, edhe kushërira e tij, Hasna Aitboulahcen, janë vrarë pesë ditë më vonë, kur policia ka bastisur apartamentin e tyre në një lagje pranë Parisit.

Abdoullah C raportohet se është arrestuar gjatë një operacioni në Bruksel, të martën.

Policia nuk ka njoftuar menjëherë për arrestimin e tij për të shmangur paralajmërimet për shoqëruesit e tij të mundshëm, ka thënë një zëdhënës.

Zëdhënësi i prokurorit belg ka thënë se disa thirrje telefonike janë bërë midis të dyshuarit dhe Hasna Aitboulahcenit pas sulmeve terroriste në Paris dhe përpara bastisjes së apartamentit në lagjen Saint Denis.

Sulmet në Paris kanë përfshirë shpërthime vetëvrasëse dhe të shtëna me armë zjarri në një sallë koncertesh, në një stadium futbolli dhe nëpër bare e restorante.

Ato kanë qenë më vdekjeprurëset në Evropë pas bombardimeve në Madrid, në vitin 2004.

XS
SM
MD
LG