Ndërlidhjet

logo-print

Kërcënime për perëndimorët në Pekin


Pekin, 24 dhjetor 2015.

Pekin, 24 dhjetor 2015.

Policia në Pekin ka forcuar sigurinë përreth një zone tregtare, e populluar me të huaj, pasi ambasadat kanë lëshuar një paralajmërim për kërcënime të mundshme kundër qytetarëve të tyre.

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës dhe të tjera kanë thënë se kanë marrë kërcënime kundër perëndimorëve në zonën Sanlitun, në Ditën e Krishtlindjes ose përreth saj.

Policia në Pekin ka thënë se ka lëshuar alarmin e verdhë, që është më i ulëti në shkallën e sigurisë prej tre nivelesh.

Dhjetëra policë, disa të armatosur me pushkë, janë duke ruajtur zonën, ku ndodhen dyqane të brendeve të njohura dhe disa ambasada.

“Autoritetet kineze i kanë kushtuar gjithmonë rëndësi të madhe sigurisë shoqërore dhe nuk kanë kursyer asnjë përpjekje në mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve kinezë, si dhe të institucioneve të huaja dhe të stafit të tyre në Kinë”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Hong Lei.

XS
SM
MD
LG