Ndërlidhjet

Putin pret në bisedime kryeministrin indian


Moskë, 24 dhjetor 2015.

Moskë, 24 dhjetor 2015.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka pritur në Moskë kryeministrin e Indisë, Narendra Modi.

Modi ka arritur në kryeqytetin rus mbrëmjen e 23 dhjetorit, kur edhe ka pasur një darkë private me Putinin.

Modi e ka cilësuar Rusinë si “mike të besueshme”, e cila ka qëndruar “gjithmonë me ne”.

Rusia dhe India kanë marrëdhënie të ngushta që nga Lufta e Ftohtë dhe janë partnere në BRICS, grup që përfshin vendet me tregje në zhvillim.

Duke folur sot, pas takimit me Modin, Putin ka thënë se Rusia dhe India kanë qenë të qëndrueshme në zhvillimin e një partneriteti strategjik.

“Marrëdhëniet po zhvillohen në të gjitha fushat. Ato kanë të bëjnë me çështje politike dhe koordinimin e përpjekjeve tona në skenën ndërkombëtare dhe në ekonomi”, ka thënë Putin.

XS
SM
MD
LG