Ndërlidhjet

Dhjetëra talibanë të vrarë në betejën për Sanginin


Forcat afgane në aksion...

Forcat afgane në aksion...

Një komandant lokal i talibanëve dhe 50 luftëtarë të tjerë janë vrarë gjatë luftimeve në qarkun Sangin të provincës Helmand, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme e Afganistanit.

Forcat afgane janë duke luftuar për të rikthyer këtë qark, i cili është marrë nën kontroll nga talibanët.

Zyrtarët afganë kanë thënë se kanë rimarrë ndërtesat kryesore gjatë një kundër-sulmi. Shtetet e Bashkuara kanë kryer po ashtu sulme ajrore.

Ministria e Brendshme e Afganistanit e ka identifikuar komandantin e vrarë si Mullah Nasir, një besnik i liderit taliban, Mullah Akhtar Mansour.

Qarku Sangin ka lokacion strategjik dhe është qendër për prodhimin e opiumit.

Luftimet përreth tij kanë eskaluar javën e kaluar.

Është e paqartë nëse talibanët kanë nën kontroll të plotë Sanginin, pasi zyrtarët afganë kanë dhënë informacione konfliktuoze në lidhje me avancimin e tyre.

Në muajin shtator, talibanët kanë pushtuar për kohë të shkurtër qytetin verior afgan, Kunduz. Kjo ka qenë një nga fitoret më të mëdha të tyre qysh në vitin 2001.

XS
SM
MD
LG