Ndërlidhjet

Mustafa: Krishtlindja përfaqëson paqen, mirëkuptimin...


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e Krishtlindjes, ka uruar besimtarët katolikë dhe ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

Mustafa ka thënë se Krishtlindja përfaqëson paqen, mirëkuptimin, mirësinë, mëshirën, shpresën dhe zemërgjerësinë.

“Festa e Krishtlindjes përcjell te njerëzit e vullnetit të mirë forcën e besimit, vlerat e humanizmit si dhe forcon virtytet e besimtarëve anekënd botës”, thuhet në deklaratën e kryeministrit Mustafa.

Ai po ashtu ka thënë se Krishtlindja sivjet ka një simbolikë të veçantë për popullin e Kosovës, pasi që shënon miratimin e Papa Françeskut për t’i hapur rrugë shenjtërimit të Nënës Terezë.

XS
SM
MD
LG