Ndërlidhjet

logo-print

WSJ: SHBA ka bërë “komunikime direkte” me regjimin e Assadit


Siri...

Siri...

Zyrtarët amerikanë kanë mbajtur komunikime sekrete me anëtarët e Qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad, në përpjekje për të kufizuar dhunën në Siri, si dhe kanë hulumtuar mënyrat për të nxitur një grushtshtet në vitin 2011, ka raportuar të enjten gazeta Wall Street Journal, transmeton agjencia Reuters.

Zyrtarë të inteligjencës amerikane kanë identifikuar oficerë të ushtrisë, që i përkisnin sektit alavit të Assadit, të cilët do të mund të udhëheqnin grushtshtetin, ka raportuar gazeta, duke cituar intervista me dhjetëra njerëz, përfshirë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të SHBA-së.

Këto veprime janë bërë në kohën kur Qeveria e Assadit ka nisur të shtypë protestat kundër saj dhe ushtarët kanë nisur të dezertojnë, ka thënë gazeta.

“Politika e Shtëpisë së Bardhë në vitin 2011 ka qenë të arrijë pikën e tranzicionit në Siri, duke gjetur të çara në regjim dhe duke ofruar stimuj për njerëzit që të braktisin Assadin”, është cituar të ketë thënë një ish-zyrtar i lartë i administratës.

Sipas gazetës Wall Street Journal, zyrtarë të lartë të SHBA-së dhe të Sirisë kanë folur drejtpërdrejt ose kanë shkëmbyer mesazhe përmes palëve të treta, përfshirë Rusinë dhe Iranin.

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, William Burns, i ka bërë dy thirrje telefonike ministrit të Jashtëm sirian, Walid al-Moallem, për të paralajmëruar regjimin e Assadit kundër përdorimit të armëve kimike në shkallë të gjerë, ka cituar gazeta zyrtarët amerikanë.

Burns është pensionuar vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG