Ndërlidhjet

Refugjatja që qau para Merkelit, do të mbetet në Gjermani


Merkel duke dëgjuar vajzën palestineze...
Merkel duke dëgjuar vajzën palestineze...

Një vajzë 14-vjeçare palestineze, e cila ka shpërthyer në lot pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka thënë se mund të dëbohet, ka fituar lejen e qëndrimit.

Reem Sahlwil, e cila ka bërë bujë kur është konfrontuar me Merkelin në lidhje me dëbimin e mundshëm të familjes së saj në Liban në muajin korrik, do të lejohet të mbetet në Gjermani deri në tetor të vitit 2017, ka raportuar sot e përditshmja gjermane Bild.

Gazeta ka thënë se ka mësuar për lejen e qëndrimit nga zyra për migrim në qytetin Roshtok.

Bild ka thënë se edhe prindërit e Reemit dhe vëllai i saj mund të qëndrojnë.

Merkel është përballur me polemika pasi i ka thënë Reemit se “politikat janë nganjëherë të vështira” dhe se Gjermania nuk mund të pranojë secilin që dëshiron të jetojë atje.

Merkel është shpallur person i vitit nga revista Time dhe gazeta Financial Times pasi ka hapur kufijtë e Gjermanisë për shumë refugjatë që ikin nga dhuna në Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG