Ndërlidhjet

Të krishterët festojnë në Betlehem, përkundër dhunës


Betlehem
Betlehem

Mijëra pelegrinë dhe turistë nga e gjithë bota kanë festuar Krishtlindjet në Betlehem, vendin ku besohet se Jezu Krishti ka lindur.

Festa është zhbvilluar përkundër dhunës së intensifikuar midis palestinezëve dhe izraelitëve, e cila ka lënë disa njerëz të vrarë.

Të enjten, gjatë ditës, autoritetet izraelite kanë thënë se tre palestinezë, të përfshirë në sulme kundër izraelitëve, janë vrarë nga dhuna në Bregun Perëndimor.

Një tjetër palestinez është vrarë në përleshje me ushtarët izraelitë, kanë thënë autoritetet spitalore palestineze.

Dhuna pothuajse e përditshme, me therje me thika dhe të shtëna me armë, ka lënë të vrarë 19 izraelitë dhe një shtetas amerikan qysh më 1 tetor.

Forcat izraelite kanë vrarë rreth 120 palestinezë, shumica prej të cilëve kanë kryer sulme me thika gjatë përleshjeve me policinë dhe trupat.

Shumë nga të vrarët kanë qenë asoleshentë.

Izraeli fajëson udhëheqësit palestinezë për nxitje të dhunës, si dhe mediat sociale.

Palestinezët thonë se sulmet rrjedhin nga mungesa e shpresës për të fituar pavarësinë, pas përpjekjeve të dështuara për paqe.

XS
SM
MD
LG