Ndërlidhjet

logo-print

Papa: Mos u dehni nga pasuria


Papa Françesku

Papa Françesku

Papa Françesku ka mbajtur predikimin vjetor të Krishlindjeve, duke u bërë thirrje të krishterëve që të mos “dehen” nga pasuria.

Ai ka kërkuar më shumë vetëpërmbajtje në “një botë të fiksuar pas hedonizmit, pasurisë dhe shpenzimeve të tepruara".

Papa ka mbajtur meshën e Krishtlindjeve në bazilikën e Shën Pjetrit përapara 10,000 njerëzve.

“Mes një kulture të indiferencës, e cila jo rrallë bëhet e pamëshirshme, mënyra jonë e jetës duhet të jetë e devotshme, e mbushur me ndjeshmëri, dhembshuri dhe mëshirë”, ka thënë Papa Françesku.

Gjatë meshës, ka pasur masa të shtuara të sigurisë në zonën përreth Vatikanit.

Secili që ka hyrë në bazilikë, është dashur të kalojë nëpër detektorë metali.

Gjatë ditës së sotme, Papa do të japë mesazhin tradicional të Krishlitndjeve nga ballkoni qendror i Sheshit të Shën Pjetrit.

XS
SM
MD
LG