Ndërlidhjet

Japonia pritet t'u japë kompensim "skllaveve të seksit"


Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.
Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.

Japonia raportohet se ka propozuar ngritjen e një fondi të qeverisë për të zgjidhur një mosmarrëveshje të gjatë me Korenë e Jugut, në lidhje me skllavet e seksit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gratë janë detyruar të punojnë në bordellot e ushtrisë japoneze.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka udhëzuar ministrin e tij të Jashtëm që ta zgjidhë këtë çështje gjatë vizitës në Seul, javën e ardhshme, raportojnë mediat në Tokio.

Çështja ka ndjekur marrëdhëniet midis dy vendeve për dekada të tëra.

Llogaritet se rreth 200,000 gra, shumica e tyre koreane, janë shfrytëzuar seksualisht nga ushtria japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Të tjerat kanë qenë nga Kina, Filipinet, Indonezia dhe Tajvani.

Japonia ka kërkuar falje për “vuajtjet” që u ka shkaktuar grave, por Koreja e Jugut do kërkimfalje më të fuqishme dhe kompensim për viktimat.

XS
SM
MD
LG