Ndërlidhjet

Liga Arabe kërkon tërheqjen e Turqisë nga Iraku


Irak
Irak

Liga Arabe i ka bërë thirrje Turqisë që të heqë trupat e saj të stacionuara në veri të Irakut.

Ministrat e Jashtëm arabë, pas takimit në Kajro, kanë dënuar praninë turke në Irak, duke thënë se ajo është shkelje e sovranitetit të Irakut dhe kërcënim për sigurinë kombëtare arabe.

Zëvendësshefi i Ligës Arabe, Ahmed Ben Heli, ka thënë se trupat turke po ashtu “shtojnë trazirat në rajon”.

Më 20 dhjetor, Turqia ka thënë se ka nisur të tërheqë trupat, në përpjekje për të qetësuar tensionet me Bagdadin.

Trupat kanë qenë në provincën Nineveh të Irakut, pranë territorit që kontrollohet nga grupi militant Shteti Islamik (IS), në kuadër të një programi turk për të ndihmuar trajnimin e forcave që luftojnë kundër IS-it.

Në Kajro, ministri i Jashtëm i Irakut, Ibrahim al-Jaafari, ka thënë se Turqia nuk po tërheq vërtet trupat, porse po i zhvendos ato në rajonin autonom kurd të Irakut.

“Sovraniteti është sovranitet dhe territoret janë një”, ka thënë ai.

XS
SM
MD
LG