Ndërlidhjet

Daçiq: Serbia s’do ta mbështesë Kosovën në OKB


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia nuk do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Duke reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Beograd, Michael Kirby, se normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës nënkupton edhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, Daçiq ka thënë se Serbia dhe SHBA-ja kanë pikëpamje të ndryshme mbi shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës.

Daçiq ka thënë se edhe Bashkimi Evropian ka qëndrime të ndryshme, pasi pesë shtete anëtare të këtij blloku nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Serbia nuk do të ndryshojë politikën e saj parimore, më përkushtim të plotë ndaj dialogut si mënyrë e vetme për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura”, ka thënë Daçiq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Ambasadori Kirby ka thënë se SHBA nuk kërkon që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës, por vetëm normalizim të marrëdhënieve me të.

XS
SM
MD
LG