Ndërlidhjet

Rusia, Katari: Opozita të bisedoj me qeverinë e Sirisë


Sergei Lavrov

Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se Rusia dhe Katari janë pajtuar për ta inkurajuar opozitën siriane për të biseduar me qeverinë e Sirisë.

Ministri i jashtëm i Katarit, Khalid bin Mohammad al-Attiyah, sot ka qëndruar në Moskë dhe ka biseduar me zotin Lavrov, i cili theksoi se ka parë më tepër vullnet nga kundërshtarët e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, siç është Katari, që të fillojnë bisedimet ndërmjet qeverisë së Sirisë dhe opozitës.

Derisa Rusia është aleate e presidentit të Sirisë për një kohë të gjatë, Katari dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme, e akuzojnë Assadin për krime të luftës.

Në konferencën për gazetarë, pas takimit me minsitrin e Katarit, Sergei Lavrov tha se “ne me gjasë duhet të pranojmë se njëra nga çështjet më madhore për Sirinë janë dallimet, përfshirë ato ndërmjet Rusisë, Katarit dhe disa vendeve të tjera, për legjitimitetin e udhëheqjes aktuale siriane”.

XS
SM
MD
LG