Ndërlidhjet

logo-print

Kryeministri i Indisë arriti në vizitën e parë në Pakistan në 11 vite


Narendra Modi

Narendra Modi

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka arritur sot në aeroportin Lahore në Pakistan, në vizitën e tij të parë në këtë vend, që është rival shumëvjeçar rajonal, prej se vitin e kaluar u zgjodh kryeministër.

Raportohet se vizita e zotit Modi është e para e një kryeministri të Indisë në Pakistan, prej vitit 2004.

Aktualisht, India dhe Pakistani janë pajtuar për rifillimin e bisedimeve paqësore, pas disa dekadave të marrëdhënieve të tensionuara për shkak të mospajtimeve kufitare dhe akuzave të ndërsjella për terrorizëm.

Më herët gjatë ditës kryeministri Narendra ishte në Kabul të Afganistanit, ku u takua me presidentin e këtij vendi, Ashraf Ghani.

XS
SM
MD
LG