Ndërlidhjet

Papa Françesk kërkon solidaritet me migrantët


Papa Françesk gjatë mesazhit të sotëm në Vatikan
Papa Françesk gjatë mesazhit të sotëm në Vatikan

Papa Françesk ka kërkuar solidaritet me migrantët dhe i ka lavdëruar ata që i strehojnë refugjatët, gjatë mesazhit të tij tradicional në Ditën e Krishtlindjeve.

“Le t’i paguaj Zoti të gjithë ata, individët dhe shtetet, që punojnë me bujari për të dhënë ndihmë dhe mirëpritur migrantët dhe refugjatët e shumtë”, tha sot Papa Françesk në mesazhin e tij nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit në Qytetin e Vatikanit.

Më herët këtë javë, Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara dhe Organitaza Ndërkombëtare për Migrim, thanë se më se një milionë refugjatë dhe migrantë kanë arritur në Bashkimin Evropian këtë vit, nëpërmjet detit dhe tokës, derisa 3,600 vetë kanë humbur jetën ose janë zhdukur.

Gjatë mesazhit të tij “Urbi et Obri” (Për qytetin dhe botën), Papa ka shprehur mbështetjen e tij për përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për t’i përfunduar konfliktet në Siri dhe Libi.

Papa, po ashtu, ka bërë thirrje për paqe në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe në rajonet e tjera të përfshira nga konfliktet.

XS
SM
MD
LG