Ndërlidhjet

Rusi: Akuza ndaj SHBA-ve për keqtrajtim të të burgosurit rus


Pamje nga një pjesë e Moskës

Pamje nga një pjesë e Moskës

Rusia i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për keqtrajtim të të dënuarit për kontrabandim të drogës, Konstantin Yaroshenko, duke thënë se atij nuk i është dhënë ndihmë mjekësore.

Komisionari për të drejtat e njeriut në Ministrinë e jashtme të Rusisë, Konstantin Dolgov, i tha agjencisë TASS se Yaroshenko “gjatë viteve aktuale pa përjetuar probleme shëndetësore në rritje, pa pasur mbështetje përkatëse mjekësore nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara”.

“Ne e shohim këtë si shkelje të vrazhdtë të të drejtave të tij”, tha Dolgov.

Konstantin Yaroshenko, ish-pilot rus, ishte burgopsur në Fort Dix të Nju Xherzit, pasi ishte dënuar në vitin 2011.

Alexei Tarasov, avokat i Yaroshenkos, tha se klienti i tij aktualisht i ka shkruar letër Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, duke kërkuar ndihmë për të pasur vizitë nga një specialist i pavarur ose mjek rus.

Tarasov tha se Yaroshenkos po i shpenzohen ilaçet për trajtimin e një sëmundjeje kronike dhe dhembjes.

XS
SM
MD
LG