Ndërlidhjet

logo-print

Bullgari: Lideri i partisë turke përjashtohet për mbështetje të Turqisë


Ilustrim

Ilustrim

Partia turke në Bullgari, Lëvizja për të drejta dhe liri, e ka përjashtuar liderin e saj, Lyutvi Mestan, për shkak se ai e ka mbështetur Turqinë në mospajtimin diplomatik me Rusinë, lidhur me rrëzimin e aeroplanit luftarak rus.

Zoti Mestan është përmbysur nga posti i liderit të kësaj partie opozitare për shkak të fjalimit të tij në parlament, me ç’rast e mbështeti Turqinë, pasi forcat turke e rrëzuan një aeorplan luftarak rus në kufirin me Sirinë në fund të muajit nëntor. Ky rrëzim ka shkaktuar krizë të madhe në raportet e Ankarasë me Moskën.

Bullgaria, megjithqë anëtare e NATO-s, së bashku me Turqinë, në të kaluarën është rreshtuar me Rusinë dhe mbetet shumë e varur nga energjia ruse.

Themeluesi i partisë turke, Ahmet Dogan, kishte kërkuar shkarkimin e Mestanit, duke u angazhuar që në këtë çështje të mos ketë anim.

Por, zoti Mestan e ka mbrojtur fjalimin e tij, duke thënë se nuk ka arsye për të qenë i qetë ndaj Moskës.

“Interesi kombëtar i Bullgarisë është i lidhur me Bashkimin Evropian dhe NATO-n për shumë vite, e jo me Rusinë”, tha Mestan.

Partia turke në Bullgari rregullisht i fiton afro 13% të votave në zgjedhjet e përgjithshme në Bullgari, në saje të pakicës etnike turke dhe për një kohë kishte rol madhor në politikën bullgare.

XS
SM
MD
LG