Ndërlidhjet

Kurdët e mbështesin Moskën, Turqia e tmerruar


Pamje nga takimi Lavrov (djathas) - Demirtas në Moskë
Pamje nga takimi Lavrov (djathas) - Demirtas në Moskë

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, është takuar me liderin e Partisë Popullore Demokratike kurde në Turqi, Selahattin Demirtas, i cili i është bashkuar Moskës në kritikat për Ankaranë për shkak të rrëzimit të aeroplanit luftarak rus, muajin e kaluar.

Takimi i djeshëm, Lavrov – Demirtas, duket se ishte i projektuar për ta irituar Turqinë, e cila ndërmerr një goditje të përgjakshme kundër kryengritësve kurdë në fronitn e brendshëm, derisa angazhohet në luftën diplomatike kundër Rusisë, për shkak të aeroplanit të rrëzuar.

Lavrov i ka lavdëruar kurdët e Turqisë, duke i cilësuar si aleatë potencialë në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik, dhe i tha Demirtasit se Rusia është e gatshme të bashkëpunoj për së afërti me të.

Por, Anakaraja në këtë takim ka parë vetëm “tradhti”, raporton Reuters.

Kryeministri iTiurqisë, Ahmet Davutoglu, tha se mbështetja e liderit kurd për Moskën, lidhur me aeroplanin, për të cilin Ankaraja thotë se kishte depërtuar në hapësirën ajrore turke, paraqet “turp dhe tradhti totale”, ka raportuar agjencia Reuters.

“Duke e mbështetur Rusinë, derisa ajo vranë civilë në Siri është tradhti, jo vetëm kundër këtij vendi, por edhe kundër humanitetit”, tha Davutoglu, gjatë një takimi me liderët biznesorë në Turqi.

XS
SM
MD
LG