Ndërlidhjet

Taxhikistan: Titulli për presidentin, imunitet i përjetshëm


Emomali Rahmon

Emomali Rahmon

Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon, e ka nënshkruar ligjin me të cilin i jepet titulli “Lider i Kombit”, që i siguron atij imunitet të përjetshëm nga ndjekja eventuale.

Ky legjislacion, që është miratuar unanimisht në Dhomën e Lartë dhe të Ulët të Parlamentit, në fillim të këtij muaji, e përshkruan zotin Rahmon si “themelues i paqes dhe untietit kombëtar në Taxhikistan” dhe thekson se ai nuk mund të ndiqet nga autoritetet, për atë që ka bërë derisa ishte president.

Ky ligj, po ashtu, e mbronë edhe familjen e tij dhe pasurinë e saj.

Presidenti 63 vjeçar, Emomali Rahmon, që cilësohet si autoritar, është president prej vitit 1991, kur u shkatërruar Bashkimi Sovjetik.

Legjislacioni është kritikuar ashpër nga rivalët politikë dhe aktivistët, që e vlerësuan si hap jodemokratik.

XS
SM
MD
LG