Ndërlidhjet

Pakistan: “Atmosferë pozitive” në takimin Sharif – Modi


Pamje nga takimi i sotëm Sharif - Modi (majtas)

Pamje nga takimi i sotëm Sharif - Modi (majtas)

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, e ka bërë sot një vizitë befasuese në Pakistan, e cila paraqet sinjal potenciale se raportet ndërmjet dy fqinjëve me armatim atomikë dhe rivalëve rajonalë po shkrihen.

Pasi e vizitoi Afganistanin, zoti Modi u ndal në qytetin Lahore në Pakistan, ku u takua me kryeministrin e këtij vendi, Nawaz Sharif.

Sekretari i jashtëm pakistanez, Aizaz Ahmad Chaudhry, u tha reporterëve se Sharif dhe Modi e kanë mbajtur një takim dyorësh në “atmosferë të përzemërt dhe pozitive”.

Raportohet se kjo ishte vizita e parë e një kryeministri të Indisë në Pakistan, prej vitit 2004.

XS
SM
MD
LG