Ndërlidhjet

Tërmet i fuqishëm godet Afganistanin


Afganistan

Afganistan

Një tërmet prej 6.3 shkallësh të Richterit ka goditur pjesën veriore të Afganistanit, duke shkaktuar lëkundje edhe në Pakistan dhe Indi.

Sipas Institutit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, epiqendra e tërmetit ka qenë në provincën Badakshan, pranë kufirit me Pakistanin dhe Taxhikistanin.

Së paku 12 persona janë raportuar të plagosur.

Në qytetin Peshauar të Pakistanit, disa shtëpi të vjetra janë shembur.

Në muajin tetor, një tërmet prej 7.5 ballësh ka goditur Pakistanin dhe Afganistanin, duke vrarë afro 400 veta.

XS
SM
MD
LG