Ndërlidhjet

logo-print

Vritet lideri kryesor i opozitës siriane


Zahran Alloush

Zahran Alloush

Kreu i njërit prej grupeve më të fuqishme rebele në Siri është vrarë në një sulm ajror në lindje të Damaskut.

Zahran Alloush ka qenë themelues i Ushtrisë së Islamit.

Vrasja e tij është një goditje e madhe për opozitën e armatosur dhe mund të forcojë pozitën e presidentit sirian, Bashar al-Assad, përpara bisedimeve për paqe, të cilat janë paraparë për fillim të vitit 2016.

Sulmi, i cili ka vrarë edhe disa anëtarë të tjerë të grupit, vjen disa ditë pasi Kombet e Bashkuara kanë kaluar një rezolutë, e cila u hap rrugë bisedimeve për paqe në Siri.

Ka qenë e paraparë që Ushtria e Islamit të marrë pjesë në këtë proces.

Sipas disa raporteve të pakonfirmuara, sulmi që ka vrarë Alloushin është kryer nga avionët rusë.

Alloush ka studiuar Ligjin Islamik në Arabinë Saudite, është liruar nga një burg i Sirisë në vitin 2011, si pjesë e një amnistie, dhe më pas i është bashkuar revoltës kundër qeverisë.

XS
SM
MD
LG