Ndërlidhjet

logo-print

Kërkohet kontroll më i madh i kufijve të BE-së


Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Evropa duhet të rimarrë kontrollin e kufijve të saj, ka thënë ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, pas raporteve se pasaporta të falsifikuara siriane ndodhen në duart e militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Mbi një milion refugjatë, shumica të ikur nga lufta dhe dhuna në Lindjen e Mesme, kanë arritur në Gjermani këtë vit.

Që nga sulmet e muajit të kaluar në Paris, janë rritur shqetësimet se militantë islamikë mund të kenë hyrë në Evropë së bashku me refugjatët.

Të martën, mediat gjermane kanë cituar ministrin e Brendshëm të rajonit të Bavarisë të ketë thënë se refugjatë me pasaporta false të Sirisë janë zhdukur në Gjermani dhe se ka aryse për dyshim se ata mund të kenë kontakte me grupin ekstremist Shteti Islamik.

“Është e rëndësishme që të kemi më shumë kontroll ndaj atyre që hyjnë dhe dalin në Evropë”, ka thënë Steinmeier për mediat gjermane.

Bashkimi Evropian ka thënë këtë muaj se do të trefishojë shpenzimet për mbrojtjen kufitare dhe se do të krijojë një forcë të re, prej 1,500 trupash, për reagim të shpejtë.

XS
SM
MD
LG