Ndërlidhjet

logo-print

150,000 të zhvendosur nga përmbytjet në Amerikën J.


Ilustrim

Ilustrim

Mbi 150 mijë njerëz në Paraguaj, Argjentinë, Uruguaj dhe Brazil janë nxjerrë nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve më të këqija në disa vite.

Shirat e verës kanë bërë që lumenjtë të fryhen.

Në shtetin më të prekur, Paraguaj, presidenti Horacio Cartes ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka ndarë 3.5 milionë dollarë për fondet e ndihmave.

Katër njerëz kanë vdekur në këtë vend nga rënia e drunjve.

Rreth 200 shtylla elektrike janë dëmtuar ose shkatërruar nga erërat e forta.

Në veri të Argjentinës, rreth 20,000 njerëz janë evakuuar.

Së paku dy njerëz kanë vdekur nga përmbytjet që kanë prekur kryesisht provincat Entre Rios dhe Korrientes.

Shirat e furishëm në rajon kanë nisur qysh më 18 dhjetor.

XS
SM
MD
LG