Ndërlidhjet

Në Sarajevë planifikoheshin sulme për Vit të Ri


Sarajevë, 22 dhjetor 2015.

Sarajevë, 22 dhjetor 2015.

Njëmbëdhjetë ekstremistët islamikë, të arrestuar këtë javë në Bosnje, kanë planifikuar sulme për vrasjen e rreth 100 personave në Sarajavë, ka thënë prokurori anti-terrorizëm i Bosnjës, Dubravko Çampara.

Siç raporton Televizioni Shtetëror i Bosnjës, Çampara ka thënë sot se grupi ka planifikuar akte terroriste gjatë festimeve të Vitit të Ri.

Të dyshuarit janë arrestuar më 22 dhjetor, gjatë bastisjeve në disa pjesë të Sarajevës.

Pas arrestimeve, prokurorët u kanë dhënë gazetarëve një fotografi, e cila tregonte flamurin e grupit militant Shteti Islamik, të varur në murin e një banese në Sarajevë.

Vitin e kaluar, Bosnja ka miratuar ligjin që parashikon dënime me burg deri në 20 vjet për ekstremistët islamikë dhe rekrutuesit e tyre.

XS
SM
MD
LG