Ndërlidhjet

Mbi 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarret në Australi


Ilustrim
Ilustrim

Zjarret në Ditën e Krishtlindjeve kanë shkatërruar mbi 100 shtëpi në shtetin Viktoria të Australisë.

Zyrtarët nuk kanë raportuar për persona të plagosur, ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me flakët.

Rreth 1,600 banorë dhe turistë nga vendi i popullarizuar turistik Lorne janë evakuuar të premten nga frika se erërat mund të shtyjnë zjarret në drejtim të qytetit. Ata janë lejuar sot të kthehen.

Shumica e atyre që janë detyruar të largohen nga shtëpitë, kanë kaluar Natën e Krishtlindjeve nëpër strehimore.

XS
SM
MD
LG