Ndërlidhjet

Kryeqytetet evropiane “janë paralajmëruar” për sulme


Paris

Paris

Policia në Vjenë ka thënë të shtunën se një “shërbim miqësor i inteligjencës” ka paralajmëruar disa kryeqytete evropiane për mundësinë e sulmeve ose të të shtënave në Evropë përpara Vitit të Ri.

“Janë përmendur disa emra të mundshëm të sulmuesve potencialë, të cilët janë kontrolluar. Hetimet në bazë të këtyre kontrolleve, deri më tash, nuk kanë dhënë rezultate konkrete”, thuhet në deklaratën e policisë austriake, raporton agjencia Reuters.

Muajin e kaluar, militantët islamikë kanë kryer sulme në Paris, duke vrarë 130 veta.

Dyshohet se disa militantë islamikë mund të kenë hyrë në Evropë duke u përzier me refugjatë.

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka thënë të shtunën se Evropa duhet të rrisë kontrollin e kufijve të saj.

Bashkimi Evropian ka thënë këtë muaj se do të trefishojë shpenzimet për mbrojtjen kufitare dhe se do të krijojë një forcë të re, prej 1,500 trupash, për reagim të shpejtë.

XS
SM
MD
LG