Ndërlidhjet

Forcat irakiane i afrohen kompleksit qeveritar në Ramadi


Ramadi, Irak
Ramadi, Irak

Forcat irakiane të sigurisë kanë arritur disa qindra metra pranë kompleksit qeveritar në Ramadi, derisa po përpiqen të rikthejnë kontrollin e qytetit të shkatërruar nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Zyrtarët irakianë kanë thënë se snajperët, bombat e improvizuara në anë të rrugës dhe sulmuesit vetëvrasës kanë ngadalësuar zmbrapsjen e militantëve të mbetur.

Një zëdhënës i ushtrisë, brigadier Yahya Rasool, ka thënë se trupat ushtarake dhe një njësi elitë kundër terrorizmit kanë arritur 800 metra larg kompleksit qeveritar, me ndihmën e sulmeve ajrore të kolacionit ndërkombëtar që udhëheqin Shtetet e Bashkuara.

Besohet se rreth 400 luftëtarë mbeten në qytet.

Nëse trupat qeveritare rimarrin Ramadin, ai do të jetë qyteti i dytë i madh që rikthehet pas Tikritit.

Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë kontrollin e Ramadit në muajin maj.

XS
SM
MD
LG