Ndërlidhjet

Filmi i ri Star Wars thyen rekordet


Ilustrim
Ilustrim

Filmi i ri Star Wars duket se po thyen të gjitha rekordet e shikueshmërisë.

Vetëm në Ditën e Krishtlindjeve në Amerikën Veriore, Star Wars: The Force Awakens ka fituar 49.3 milionë dollarë nga shitja e biletave.

Kjo do të thotë më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm, të vënë nga filmi Sherlock Holmes, në Ditën e Krishlindjeve më 2009.

Star Wars: The Force Awakens është bërë me regjinë e JJ Abrams dhe përfshin shumë karaktere nga filmi i parë Star Wars më 1977.

The Force Awakens është filmi i shtatë në serinë e filmave Star Wars.

Gjatë ditës së sotme, ai pritet të kalojë shumën prej 1 miliard dollarësh nga shitja e biletave.

Nëse kjo ndodh, ai do të jetë filmi i parë që ka arritur këtë shumë kaq shpejt.

XS
SM
MD
LG