Ndërlidhjet

Zeman: Fluksi i migrantëve, “pushtim i organizuar”


Presidenti i Republikëës Çeke, Millosh Zeman.
Presidenti i Republikëës Çeke, Millosh Zeman.

Presidenti i Republikëës Çeke, Millosh Zeman, ka thënë se fluksi i migrantëve që kanë ardhur në Evropë këtë vit, është një “pushtim i organizuar”.

Në mesazhin e tij televiziv për Krishtlindjet, Zeman ka thënë se është “thellësisht i bindur” se mbi një milion refugjatët që kanë hyrë në Evropë gjatë vitit 2015, kanë qenë të organizuar dhe se kjo nuk ka qenë “një lëvizje spontane” e tyre.

“Pyes veten se përse këta njerëz nuk i kapin armët dhe nuk luftojnë për lirinë e vendeve të tyre kundër Shtetit Islamik”, ka thënë Zeman.

Presidenti çek ka shkaktuar kritika të ashpra në muajin nëntor, kur ka marrë pjesë në një tubim kundër Islamit në Pragë.

Çekia, së bashku me Sllovakinë dhe Hungarinë, kanë kundërshtuar planet e Bashkimit Evropian për shpërndarjen e migrantëve në Evropë në bazë të sistemit me kuota.

Lexoni edhe këtë:

Kërkohet kontroll më i madh i kufijve të BE-së

XS
SM
MD
LG