Ndërlidhjet

Shefi i ushtrisë pakistaneze takon liderët afganë


Raheel Sharif në Kabul
Raheel Sharif në Kabul

Shefi i ushtrisë së Pakistanit ka zhvilluar bisedime në Kabul me zyrtarë të lartë afganë, në përpjekje për të ringjallur bisedimet midis Qeverisë së Afganistanit dhe militantëve talibanë.

Gjenerali Raheel Sharif ka takuar sot presidentin afgan, Ashraf Ghani, dhe kryeshefin ekzekutiv, Abdullah Abdullah.

Zëdhënësi i Abdullahut, Jawed Faisal, i ka thënë Radios Afganistani i Lirë se “zyrtarët kanë diskutuar për procesin e paqes në Afganistan, për interesat e përbashkët dhe për sigurinë”.

Ai ka thënë se “diskutimet kanë qenë të frytshme”, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Bisedimet midis zyrtarëve talibanë dhe Kabulit janë ngrirë në muajin korrik, kur Afganistani ka njoftuar për vdekjen e liderit taliban, Mullah Mohammad Omar.
Zyrtarët afganë kanë kritikuar vazhdimisht Islamabadin se lejon talibanët të operojnë lirshëm në zonën kufitare Pakistan-Afganistan.

XS
SM
MD
LG