Ndërlidhjet

Vriten dy palestinezë pasi theren një izraelit


Foto arkivi
Foto arkivi

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se forcat e saj kanë vrarë dy palestinezë, të cilët kanë therur me thikë dhe kanë plagosur një ushtar izraelit në Bregun Perëndimor.

Ushtria ka thënë se dy palestinezët kanë therur ushtarin në fshatin Hevara, pranë qytetit Nablus.

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka thënë se dy palestinezët kanë qenë të afërm, të moshës 17 dhe 23 vjeç.

Incidenti vjen një ditë pasi policia izraelite ka vrarë një tjetër sulmues palestinez në Jerusalem.

Dhuna pothuajse e përditshme, me therje me thika dhe të shtëna me armë, ka lënë të vrarë 19 izraelitë dhe një shtetas amerikan qysh më 1 tetor.

Forcat izraelite kanë vrarë rreth 120 palestinezë, shumica prej të cilëve kanë kryer sulme me thika gjatë përleshjeve me policinë dhe trupat.

Izraeli fajëson udhëheqësit palestinezë për nxitje të dhunës, si dhe mediat sociale.

Palestinezët thonë se sulmet rrjedhin nga mungesa e shpresës për të fituar pavarësinë, pas përpjekjeve të dështuara për paqe.

XS
SM
MD
LG