Ndërlidhjet

logo-print

Ramadi: Forcat qeveritare hyjnë në bastionin e IS-it


Ramadi, Irak

Ramadi, Irak

Forcat irakiane të sigurisë kanë hyrë në një ish-kompleks qeveritar në Ramadi, nga ku militantët e Shtetit Islamik (IS) i kanë rezistuar ofensivës së ushtrisë.

Burime të BBC-së thonë se trupat kanë hyrë në njërën ndërtesë, ndërsa planifikojnë të vazhdojnë tutje nëpër pjesën tjetër të kompleksit.

Qeveria po përpiqet të rikthejë Ramadin me javë të tëra.

Qyteti me shumicë arabe sunite, i cili ndodhet rreth 90 kilometra në perëndim të Bagdadit, ka rënë në duart e Shtetit Islamik qysh në muajin maj, duke shënuar një disfatë të turpshme për ushtrinë.

Operacioni për rikthimin e Ramadit ka nisur në fillim të nëntorit, por snajperët, bombat e improvizuara në anë të rrugës dhe sulmuesit vetëvrasës kanë ngadalësuar zmbrapsjen e militantëve të mbetur.

XS
SM
MD
LG