Ndërlidhjet

Ylli i “Borat”-it jep një milion $ për refugjatët sirianë


Komediani briatnik, Sacha Baron Cohen.
Komediani briatnik, Sacha Baron Cohen.

Komediani briatnik, Sacha Baron Cohen, dhe gruaja e tij, do të dhurojnë një milion dollarë për të ndihmuar refugjatët sirianë.

Ylli i “Borat”-it dhe gruaja e tij aktore, Isla Fisher, do të japin 500,000 dollarë në organizatën Save the Children, për të paguar vaksinat e fruthit për fëmijët në veri të Sirisë.

Të njëjtën shumë të parave, ata do ta japin për Komitetin Ndërkombëtar të Shpëtimit, për të ndihmuar refugjatët në Siri dhe vendet fqinje, sidomos fëmijët dhe gratë, me kujdes shëndetësor, strehim dhe higjienë.

Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi katër milionë refugjatë kanë ikur nga konflikti në Siri për në vendet fqinje.

Miliona të tjerë janë zhvendosur brenda Sirisë.

Justin Forsyth, shef ekzekutiv i Save the Children, ka thënë se donacioni “do të shpëtojë disa mijëra jetë dhe do të mbrojë disa nga fëmijët më të prekur”.

David Miliband, ish-sekretar i Jashtëm britanik, i cili tani është president i Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit, ka thënë se shuma që ka dhënë Sacha Baron Cohen dhe gruaja e tij është “një shprehje e madhe e humanizmit”.

XS
SM
MD
LG