Ndërlidhjet

Lufta anti-IS: Talibanët mohojnë bashkëpunimin me Rusinë


Afganistan
Afganistan

Talibanët kanë mohuar se kanë mbajtur bisedime me zyrtarët rusë në lidhje me përpjekjet për të luftuar militantët e Shtetit Islamik (IS) në Afganistan.

Kjo, pasi një gazetë britanike ka raportuar se presidenti rus, Vladimir Putin, ka takuar liderin taliban këtë vit.

Grupi kryengritës u është përgjigjur komenteve të 23 dhjetorit, të bëra nga Zamir Kabulov, i dërguar i posaçëm i Putinit për Afganistanin, i cili ka thënë se Moska ka ngritur kanale komunikimi për të shkëmbyer informacione me talibanët.

Kabulov ka thënë se interesat e Rusisë në Afganistan “objektivisht përkojnë” me ato të talibanëve në luftën kundër grupit islamik, të njohur po ashtu si Daesh.

“Nuk kemi nevojë të marrim ndihmë nga askush sa i përket të ashtuquajturit Daesh dhe as nuk kemi kontaktuar apo folur me askënd për këtë çështje”, kanë thënë talibanët përmes një deklarate në gjuhën angleze, të postuar në ueb-faqen e tyre.

Gazeta britanike Sunday Times ka cituar të dielën një “komandant të lartë të talibanëve” të ketë thënë se Putin dhe lideri taliban, Mullah Akhtar Mansur, janë takuar në muajin shtator, në një bazë ushtarake në Taxhikistan, për të diskutuar bashkëpunimin e mundshëm në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Këta të fundit kontrollojnë territore të mëdha të Sirisë dhe Irakut dhe ka indikacione se popullariteti i grupit ekstremist është në rritje edhe në Afganistan.

XS
SM
MD
LG