Ndërlidhjet

Sulm në Kabul, disa viktima në njerëz


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët afganë të sigurisë kanë njoftuar se një sulmues vetëvrasës e ka hedhur vetën në erë në një rrugë që gjendet në afërsi të aeroportit të Kabulit, duke lënë të vdekur disa persona.

Shefi i policisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Karzait, Haq Nawaz Haqjo, i tha sot Radios Afganistani i Lirë, se dy civilë u vranë dhe të paktën tetë të tjerë janë plagosur.

Sipas tij, numri i viktimave mund të jetë më i madh ngase sulmi ka ngjarë në një zonë banimi.

Zabiullah Mujahid, zëdhënës i talibanëve, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sulmi i sotëm vjen pas një serie te sulmeve që kanë ngjarë këtë muaj nga kryengritësit talibanë. Në mesin e sulmeve është edhe sulmi në një ndërtesë të Ambasadës së Spanjës dhe një tjetër në afërsi të bazës ajrore në Bagram, ku kanë mbetur të vdekur gjashtë ushtarë të NATO-s.

Sulmi vjen vetëm një ditë pasi që shefi i ushtrisë pakistaneze, Raheel Sharif, e ka vizituar Kabulin në kuadër të përpjkjeve për nisjen e bisedimeve paqësore në mes të talibanëve dhe zyrtarëve të qeverisë afgane.

Raundi i parë i bisedimeve me talibanët është mbajtur në korrik por takimi ka dështuar.

Forcat afgane të sigurisë janë duke luftuar me talibanët, kryesisht në provincën Helmand të Afganistanit.

XS
SM
MD
LG