Ndërlidhjet

Ramadi: Forcat irakiane rimarrin pjesë në bastionin e IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët irakianë thonë se forcat e sigurisë e kanë marrë nën kontroll një kompleks qeveritar në Ramadi, që po mbahej nga militantët e Shtetit Islamik.

“Teksa ne po e kontrollojmë kompleksin, kjo nënkupton që ata (IS) i mundëm në Ramadi”, ka thënë Sabah al-Numani, zëdhënës i ushtrisë irakiane. “Hapi tjetër është që t’i pastrojmë lokacionet nga ajo që mund të ekzistoj këtu apo atje në qytet”

Ai tha se “kompleksi është nën kontrollin e plotë nga ana jonë dhe nuk ka asnjë prezencë të luftëtarëve të IS-it në kompleks”.

Qyteti me shumicë arabe sunite, i cili ndodhet rreth 90 kilometra në perëndim të Bagdadit, ka rënë në duart e Shtetit Islamik qysh në muajin maj, duke shënuar një disfatë të turpshme për ushtrinë.

Operacioni për rikthimin e Ramadit ka nisur në fillim të nëntorit, por snajperët, bombat e improvizuara në anë të rrugës dhe sulmuesit vetëvrasës kanë ngadalësuar zmbrapsjen e militantëve të mbetur.

Fitorja e ushtrisë irakiane në Rimadi do ta bënte këtë qytet të dytin të çliruar pas qytetit Tikrit.

XS
SM
MD
LG