Ndërlidhjet

Vritet një ushtar ukrainas dhe një civil


Ilustrim

Ilustrim

Ushtria ukrainase ka njoftuar se një ushtar dhe një grua e moshuar janë vrarë gjatë luftimeve në mes të forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Viktimat janë shkaktuar të dielën pavarësisht ekzistimit të marrëveshjes së armëpushimit midis të dyja palëve.

Organizata për Siguri dhe Bashkëounim në Evropë ka njoftuar se vazhguesit e saj janë sulmuar ditën e njëjtë në afërsi të një ndërtesës qeveritare në Mariupol.

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Motuzyanyk, iu tha gazetarëve në Kiev se separatistët i kanë sulmuar forcat qeveritare me armë të lehta, granata-hedhës, mitralozë, etj., gjatë luftimeve që kanë ngjarë në fshatin Zaitseve që gjendet 55 kilometra larg fortesës së separatistëve në Donetsk.

“Gjatë 24 orëve të fundit, një ushtar ukrainas është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur”, tha mbrëmë Motuzyanyk.

Të dy palët e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit gjatë festës së Krishtlindjes.

XS
SM
MD
LG