Ndërlidhjet

Qeveria izraelite miraton kufizimet për OJQ-të


 Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu

Ministrat e kabinetit izraelit e kanë miratuar legjislacionin që vendos kufizime të reja ndaj grupeve jofitimprurëse që marrin donacione nga jashtë, veprime këto që kritikët thonë se i kanë në cak organizatat pro-palestineze.

Projekt-ligji i propozuar nga Ministri i Drejtësisë, Ayelet Shaked, dhe i miratuar nga kabineti qeveritar, kërkon nga organizatat joqeveritare që përmes raporteve t’i deklarojnë burimet e tyre të financimit, nëse gjysma e fondeve të tyre janë të jashtme.

Kritikët thanë se legjislacioni ka për qëllim që të bëj presion mbi organizatat që i kundërshtojnë politikat e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Mbështetësit e ligjit, i cili pritet të miratohet edhe në parlament, thonë se qeveritë e huaja duhet t’i përdorin kanalet diplomatike e jo organizatat joqeveritare.

.

XS
SM
MD
LG