Ndërlidhjet

Marrëveshje për kompensimin e grave të dhunuara gjatë Luftës së Dytë Botërore


Ilustrim

Ilustrim

Korea e Jugut dhe Japonia e kanë arritur një marrëveshje me të cilën zgjidhet mosmarrëveshja e tyre për disa dekada, që ka të bëjë me kompensimin e grave koreane që gjatë Luftës së Dytë Botërore janë detyruar të punojnë në shtëpitë publike të ushtrisë japoneze.

Sipas marrëveshjes së arritur sot në Seul, Japonia është zotuar se do ta paguaj një shumë prej 8 milionë e 700 mijë dollarë për gratë koreane që janë detyruar të punojnë si prostituta për ushtarët japonezë.

Ministri i Jashtëm i Japonisë, Fumio Kishida, tha pas takimit me homologun nga Korea e Jugut, Yun Byung-se, se Tokio ndjen “përgjegjësi të madhe” për keqtrajtimin e grave.

Kishida tha se edhe kryeministri Shinzo Abe ndjen keqardhje dhe ka shfaqur gatishmëri për të kërkuar falje.

Yun tha se Korea e Jugut do ta vlerësoj këtë çështje si të mbyllur dhe “përfundimisht të pakthyeshme” nëse Japonia i mban premtimet sipas marrëveshjes.

Çështja e grave të cilat ishin detyruar të punonin në shtëpitë publike të ushtrisë japoneze i ka prishur për një kohë të gjatë mardhëniet në mes të Japonisë dhe Koresë së Jugut.

XS
SM
MD
LG