Ndërlidhjet

Nis evakuimi i civilëve dhe luftëtarëve në disa zona të Sirisë


Ilustrim
Ilustrim

Sipas një marrëveshje në mes të regjimit dhe militantëve, në tri lokacione siriane, ka nisur sot evakuimi i më shumë se 450 luftëtarëve dhe civilëve në mesin e të cilëve dhe të plagosur.

Në muajin shtator të dy palët e kanë arritur një marrëveshje për armëpushim gjashtë muajsh në Zabadani, bastion i militantëve në kufitin mes Sirisë dhe Libanit, si dhe në fshatrat Fuaa dhe Kafraya, që gjenden në provincën veriperëndimore në Iblid e që kontrollohen nga qeveria.

Marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB-ja ka paraparë që fillimisht të lejohen ndihmat humanitare e më pas të nis evakuimi i civilëve të plagosur dhe luftëtarëve.

“Më shumë se 120 luftëtarë dhe të plagosur janë filluar të largohen nga Zabadini”, tha sot udhëheqësi i Observatorit sirian për të drejtat e njeriut, Rami Abdel Rahman.

Rreth 350 persona në mesin e të cilëve edhe fëmijë, sipas tij, kanë nisur të evakuohen edhe nga fshatrat Fua dhe Kafraya. Banorët e këtyre dy fshatrave, sipas tij. do të dërgoehn në Turqi prej nga do të fluturojnë për në Beirut e më pas në Damask që kontrollohet nga qeveria.

Ata që evakuohen nga Zabadani, sipas Rahman, do ta kalojnë kufirin për në Liban prej nga do të fluturojnë për në Turqi e më pas për tu kthyer në zonat që mbahen nga grupet opozitare në Siri

Regjimi i presidentit Bashar al-Asad ka rënë dakord për armëpushim me disa grupe militante.

Tash e pesë vite në Siri, që nga fillimi i luftës, kanë vdekur më shumë se 250 mijë persona.

XS
SM
MD
LG