Ndërlidhjet

Kryeministri turk “nuk diskuton” me partinë pro-kurde


Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu
Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka thënë sot se nuk e sheh të arsyeshme që të bisedoj me partinë kryesore pro-kurde në Turqi, për shkak se ajo ka bërë komente të “parespektueshme” duke e dënuar rrëzimin e aeroplanit rus nga ana e Ankarasë në kufi me Sirinë.

Gjatë një konference të mbajtur sot në Stamboll, Davutoglu ka thënë se për ndryshimet kushtetuese, nuk do të bisedoj me përfaqësuesit e Partisë Demokratike Popullore kurde.

Davutoglu dhe përfaqëauesit e partisë pro-kurde ka kohë që kanë mosmarrëveshje në lidhje me politikën turke në juglindje të vendit.

Por, kohë më parë ai iu ka bërë thirrje partive opozitare që të marrin pjesë në bisedimet për ndryshimet kushtetuese, sipas të cilave Turqia do të bëhej me sistem ekzekutiv presidencial.

XS
SM
MD
LG