Ndërlidhjet

Presidenti polak nënshkruan ligjin e ri për gjykatën


Presidenti polak, Andrzej Duda

Presidenti polak, Andrzej Duda

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka nënshkruar sot një ligj të ri për gjykatën kushtetuese.

Masa e re kërkon që gjykata 15 anëtarëshe të miratojë shumicën e vendimeve të saj me një diferencë prej dy të tretaash dhe me së paku trembëdhjetë gjyqtarë të pranishëm për rastet më të komplikuara.

Këto ndryshime, sipas kritikëve, do të bëjnë që qeveria të ketë ndikim mbi gjykatën

Amandametet janë hartuar nga Partia për Ligj dhe Drejtësi, e cila i ka fituar zgjedhjet parlamentare në muajin tetor.

Qeveria thotë se ndryshimi për procedurat e gjykatës është i nevojshëm për të reflektuar në mënyrë të duhur ndaj rezultateve të zgjedhjeve.

Komisioni Evropian e ka shfaqur shqetësimin për ndryshimet e reja ligjore në Poloni dhe pati kërkuar shtyerjen e procedurave pët këtë ligj.

XS
SM
MD
LG