Ndërlidhjet

212 të vdekur nga gripi i derrave në Iran


Ilustrim

Ilustrim

Nga epidemia e gripit të derrit në Iran, që nga mesi i muajit nëntor e deri më tani, kanë vdekur 112 persona.

“Rreth 1 mijë e 190 persona janë identifikuar me virusin H1N1 dhe janë shtrirë në spital ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 112 persona”, ka thënë një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë në Iran, për agjencinë IRNA.

Mohammad Mehdi Gouya, udhëheqës i departamentit për sëmundjet ngjitëse në Iran, tha sot se në tërë vendin janë në dispozicion vaksinat dhe pajisjet laboratorike.

Rastet e vdekjeve nga ky virus, kanë ndodhur kryesisht në pjesën juglindore të Iranit ndërkohë në gjithë vendin bëhet me dije se ka raste të izoluara të të sëmurëve.

Në fillim të këtij muaji, autoritetet iraniane kanë paralajmëruar se gripi i terrave mund të përhapet edhe në Teheran dhe në provincat tjera në veri dhe perëndim.

Virusi H1N1 me të madhe kishte shpërthyer në vitin 2009, duke lënë të vdekur 15 mijë e 500 persona në 214 vende.

XS
SM
MD
LG