Ndërlidhjet

Iraku shpall çlirimin e Ramadit nga Shteti Islamik


Forcat irakiane rikthejnë Ramadin
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:55 0:00

Forcat irakiane rikthejnë Ramadin

Qyteti irakian i Ramadit është “çlriruar” nga militantët e Shtetit Islamik, ka bërë të ditur ushtria e Irakut.

Zëdhënësi Yahya Rasul Abdullah ka thënë se forcat kanë shënuar një fitore “epike” dhe se flamuri i Irakut është ngritur mbi kompleksin qeveritar atje.

“Qyteti Ramadi është çliruar. Forcat e armatosura të Irakut, burrat e tyre heroikë nga Kontingjenti Anti-terrorizëm kanë ngritur flamurin e Irakut mbi kompleksin qeveriuar të provincës Anbar. Atdheu është nderuar dhe një histori e re ka nisur. E vërteta është në anën tonë, derisa mbrojmë dinjitetin dhe tokën tonë. Me lejen e Zotit, të gjitha qytetet e tjera që janë marrë nga grupi militant Shteti Islamik, do të çlirohen”, ka thënë Abdullah.

Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë kontrollin e Ramadit, kryeqytet i provincës Anbar, qysh në muajin maj.

Autoritetet thonë se trupat nuk janë përballur me asnjë rezistencë prejse xhihadistët janë larguar të dielën. Po ashtu, nuk ka pasur raporte të besueshme për viktima.

“Kompleksi i ndërtesave qeveritare në Ramadi është nën kontroll. Në termat ushtarakë, ai është rimarrë nga forcat irakiane të sigurisë. Derisa operacioni i pastrimit në kompleks vazhdon, atje nuk ka persona të armatosur dhe nuk ka rezistencë. Kompleksi është 100 përqind nën kontrollin e ushtrisë”, ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Kontingjentit Anti-terrorizëm, Sabah al-Numan.

Nuk është ende e qartë se sa civilë mbeten në Ramadi, i cili ndodhet rreth 100 kilometra në perëndim të Bagdadit. Por, një zëdhënësi i ushtrisë irkaiane ka thënë se shumica e banorëve kanë gjetur strehim në një spital pranë.

Pas disa muajsh përgatitje, forcat e Irakut, të mbështetura nga një koalicion ndërkombëtar, i cili kryen sulme ajrore kundër caqeve terroriste në Siri, kanë arritur në qendër të Ramadit javën e kaluar.

Ushtria amerikane ka thënë se ka kryer së paku 29 sulme ajrore kundër caqeve të Shtetit Islamik, javën e kaluar, e sidomos të dielën.

Provinca Anbar, kryeqytet i së cilës është Ramadi, shtrihet nga qarqet e Bagdadit drejt kufijve të Irakut me Sirinë dhe Jordaninë. Militantët e Shtetit Islamik kontrollojnë pjesë të mëdha të provincës me shumicë sunite.

Ekstremistët, që kontrollojnë territore edhe në Sirinë fqinje, kanë vetëshpallur kalifatin e tyre.

Pasi ka pushtuar Ramadin, Shteti Islamik ka shkatërruar të gjitha urat përreth qytetit. Ramadi është qyteti i dytë i madh i Irakut që rikthehet, pas Tikritit. (v.tela)

XS
SM
MD
LG