Ndërlidhjet

Jahjaga pret në takim oficerët e FSK-së të diplomuar në Britani


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka pritur sot në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Ramën si dhe tre oficerët e diplomuar në Akademinë Ushtarake Mbretërore, toger Fitore Fazliu dhe nëntogerët Ismail Hoxha dhe Besfort Kruma.

Sipas një komunikate të lëshuar nga FSK-ja, komandanti i FSK-së e ka njoftuar presidenten mbi rezultatet dhe punën që oficerët nga FSK-ja, e kanë arritur gjatë studimeve një vjeçare në Akademinë Mbretërore ushtarake “Sundhurst’’ në Britani të Madhe.

Gjeneral Rama me këtë rast ka thënë se janë krenar “për përgatitjen profesionale, përkushtimin dhe disiplinën që oficerët tanë po tregoj në të gjitha shkollimet, trajnimet jashtë vendit e në veçanti shpallja e oficerit Ismail Hoxha si oficer kadeti më i suksesshëm nga të gjithë studentët internacional vijues të Akademisë Ushtarake të Britanisë së Madhe”

Presidentja Jahjaha sipas kumtesës, ka shprehur mirënjohjen e saj për komandantin e FSK-së “për punën dhe përkushtimin në ngritjen dhe avancimin e FSK-së e gjithashtu edhe për përkrahjen dhe mbështetjen që janë duke i gëzuar oficerët e rinj brenda Forcës së Sigurisë me synimin që FSK-ja të ngrihet edhe më tutje profesionalisht në të gjitha fushat”.

E para e vendit i ka përgëzuar edhe oficerët e rinj të FSK-së, për përfundimin me sukses të shkollimit në Akademinë Ushtarake Mbretërore.

XS
SM
MD
LG