Ndërlidhjet

logo-print

Turqia rrit sigurinë pas sulmeve kibernetike


Ilustrim

Ilustrim

Një zëdhënës i presidentit të Turqisë ka thënë se vendi do ta rrisë sigurinë pas një vale të sulmeve kibernetike të javës së kaluar ku në cak kanë qenë faqet e internetit të qeverisë dhe të disa bankave.

Ibrahim Kalin, zëdhënës i presidentit Recep Tayyip Erdogan, tha sot para gazetarëve se autoritetet janë duke e hetuar burimin e sulmeve kibernetike të cilat ua kanë ndëprerë qasjen në faqet e internetit të qeverisë dhe në transaksionet online të bankave.

Hakerët e njohur si “Anonymous” kanë kërcënuar se do kryejnë sulme të tilla në shenjë të hakmarrjes ndaj Turqisë për blerjen e naftës nga Shteti Islamik, pretendim të cilin Turqia e mohon fuqishëm.

Disa të tjerë kanë thënë se sulmet mund të vijnë nga Rusia, si përgjigje për rrëzimin e aeroplanit të Rusisë nga ana e Turqisë.

Kalin tha se sulmuesit janë “zbrapsur me sukses” dhe se përpjekja e tyre për të shkaktuar kaos, ka dështuar.

XS
SM
MD
LG