Ndërlidhjet

Gjykata ia vazhdon arrestin shtëpiak Albin Kurtit


Albin Kurti

Albin Kurti

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë sot vendim që ta vazhdoj edhe për gati dy muaj masën e arrestit shtëpiak ndaj ish-liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Hedije Ademi, avokate e Kurtit e caktuar sipas detyrës zyrtare, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se vendimi mbi vazhdimin e masës së paraburgimit është marrë sot dhe se kjo masë është caktuar deri më 17 shkurt të vitit 2016.

Albin Kurti gjendet nën masën e arrestit shtëpiak që nga data 21 dhjetor.

Më datën 28 nëntor ai ishte arrestuar në selinë e lëvizjes Vetëvendosje, si i dyshhuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Që nga data e arresimit e deri më 21 dhjetor ai ka qëndruar në paraburgim, masë e cila është ndryshuar nga një kolegj i gjyqtarëve të Gjykatës Supreme.

XS
SM
MD
LG