Ndërlidhjet

logo-print

Dënohet me 6 vjet burg një gazetar azerbajxhanas


Rauf Mirkadirov duke hyrë në gjykatë...

Rauf Mirkadirov duke hyrë në gjykatë...

Autoritetet në Azerbajxhan kanë dënuar një gazetar të njohur me gjashtë vjet burg, pasi e kanë shpallur fajtor për spiunim për Armeninë.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se rasti është i motivuar politikisht.

Rauf Mirkadirov është gjetur fajtor për “tradhti të lartë, përkatësisht për spiunim për Armeninë”, ka thënë avokati i gazetarit, Fuad Agayev.

Sipas tij, Mirkadirov i ka hedhur poshtë akuzat.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm ka thënë se Mirkadyrov “është rekrutuar nga shërbimet sekrete armene në vitin 2008 dhe ka furnizuar Jerevanin me informacione për sekretet shtetërore të Azerbajxhanit”.

Mirkadyrov, 54 vjeç, ka punuar si korrespondent i gazetës në gjuhën ruse “Zerkalo”, e cila botohet në Azerbajxhan.

Ai është arrestuar në Baku pasi është dëbuar nga Turqia, vitin e kaluar.

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, ka thënë se Mirkadirov është ndëshkuar për “pikëpamjet e tij të zëshme”.

Autorietet e Azerbajxhanit kanë arrestuar disa gazetarë dhe aktivistë gjatë viteve të fundit.

Në mesin e tyre është edhe gazetarja Khadija Ismayilova, kontribuese në Radion Evropa e Lirë, e cila është arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar dhe është dënuar me 7 vjet e gjysmë burgim.

XS
SM
MD
LG